Zjarr në Shkup, janë djegur dy baraka

Dy baraka në rrugën “Zendel Xhamail” janë djegur mbrëmë. Në zjarr nuk ka të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material.

“Një barakë është pronë e Gj.V. (49) dhe ajo është djegur tërësisht, ndërsa e dyta është pronë e E.A. (28), e cila është djegur pjesërisht. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga ana e Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve, zjarri është shuar. Kontroll do të kryhet gjatë ditës së sotme”, kumtoi MPB.

Rasti herët në mëngjes, në orën 3:42, në NJIK Shkup e ka paraqitur kujdestari nga Brigada për mbrojtje kundër-zjarreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button