Dy vjet dënim me kusht për djaloshin i cili e hoqi flamurin e Maqedonisë nga shtiza dhe e vendosi atë të Shqipërisë

Luan Kadriu (21) nga fshati Sllupçan i Likovës është dënuar me dënim me kusht prej 2 vjet për shkak se e ka hequr flamurin e Maqedonisë nga shtiza në qendrën e qytetit të Kumanovës dhe e ka vendosur atë të Shqipërisë, njofton Portalb.mk.

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës është gjykuar për dy vepra penale, sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së punës nga sigurimi publik dhe nxitje etnike, urrejtje fetare dhe racore, përçarje dhe intolerancë. Këshilli Penal për të dy veprat penale i ka shqiptuar dënim të vetëm prej 2 viteve, pas dënimit me urdhër të prerë në periudhën prej 4 viteve të mos bëjë asnjë vepër tjetër penale. Kadriu para Gjykatës i ka pranuar të dy veprat penale për të cilat është i akuzuar.

Incidenti ka ndodhur me 31 mars të këtij viti në orën 15:55, kur katër të rinj e kanë hequr flamurin shtetëror maqedonas nga shtiza në rrugën Goce Dellçev para hotelit “Kristal” në Kumanovë dhe e kanë vendosur atë të Shqipërisë. Derisa e kanë nxjerrë flamurin nga shtiza, i kanë vërejtur policët me veshje civile të cilët u munduan t’i legjitimojnë, por ata i kanë sulmuar. Në përpjekje për të kapërcyer policët pësuan lëndime trupore. Dy nga katër prej tyre ikën ndërsa L.S (16) dhe L.K (21) nga Sllupçani janë dërguar në stacionin policor të SPB-së Kumanovë.

Gjykimi i L.S. akoma nuk ka mbaruar, por ai nuk e ka pranuar veprën dhe ka thënë se rastësisht ka ndodhur në vendngjarje. Incidentin e kanë dënuartë gjithë maqedonasit dhe shqiptarët, të cilët kanë kërkuar që ata të cilët e kanë kryer veprën të dënohen që të mos përsëritet praktika dikush të mundohet t[i prish marrëdhëniet ndëretnike në qytet.

LEXO: Arrestohen dy të rinj shqiptarë për heqjen e flamurit në Kumanovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button