Site icon PORTALB

Lutfiu: Nxënësit të përgatiten për eksternin, nuk ka kohë për anulimin e tij

Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit

Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit

Nxënësit dhe mësimdhënësit e ciklit fillor dhe të mesëm thuajse kanë mbetur në udhëkryq, të përgatiten ose jo për realizimin e testimit ekstern. Mandatari për formimin e Qeverisë Zaev, ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë të njëjtën pas nisjes me punë të Kuvendit. Por ministri i Arsimit në largim Pishtar Lutfiu dëshpëron nxënësit dhe arsimtarët, kërkon nga ta që të përgatiten për testimin ekstern, njofton Alsat M.

“Unë besoj shumë se Qeveria e re nuk do të shkoj në sjelljen e një ligji që do të jetë i cenueshëm për qytetarët dhe nxënësit e Maqedonisë, prandaj kisha bë apel që nxënësit të përgatiten për testimin ekstern për shkak se sjellja e ligjeve nuk ndodhë brenda nate por, duhet të jetë në konsultim edhe me sektorin juridik edhe me ekspertë juridik për të sjell një ligj të mir. Ligji më andej do të duhet të kaloj nëpër komisione, do të duhet në parlament, kështu që besoj që do të duhet të kaloj një kohë, një periudhë pas ardhjes së Qeverisë së re. Prandaj, po bëj apel edhe një herë që edhe përkundër dëshirës së LSDM-së për të sjell një ligj për ndërprerjen e testimit ekstern ajo kërkon kohë”, tha Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit.

 

Exit mobile version