Teksa ish-presidenti amerikan Barack Obama kaloi ditën e parë të pushimeve italiane në Toskanë, bashkëshortja Michelle është parë 70 milje larg, në Montalcino
Më pas ajo ka shijuar një akullore italiane para se të hipte në makinë e të kthehej pranë të shoqit.
Ndërkaq i shoqi i saj, Barack ka shijuar një ditë golfi në kursin ekskluziv të ‘Castiglion del Bosco’.
Ai duket mjaft i qetë teksa është vetë në drejtimin e makinës së golfit, gjë që nuk i lejohej kur ishte president në Shtëpinë e Bardhë.
Kushtet e sigurisë në Toskanë janë rritur për ish presidentin e SHBA-ve, teksa mjaft kureshtarë kanë dalë për ti përshëndetur në pushimet e tyre 6-ditore.