Vatikan, 25 maj – Papa Françesku kërkoi të dinte sot se a i kishte shërbyer Melania Trump bashkëshortit të saj president potica, një ëmbëlsirë popullore sllovene, por që nga të gjithë të pranishmit u nënkuptua si pica, njofton koha.net.
Në një dialog të shkurtër me Melania Trump, e cila shoqëronte presidentin amerikan në Vatikan, papa Françesku e pyeti “çfarë i jepni për të ngrënë presidentit? A i jepni potica?”.
Zonja e Parë me origjinë sllovene, konfirmoi pa hezitim “po, i jap potica!”.
Një bisedë me përmbajtje kulinare, që u konfirmua disa orë më vonë nga Shtëpia e Bardhë.
Sepse për shtypin italian dhe ndërkombëtar ishte shpejt për të riprodhuar këtë frazë të shkurtër thënë me zë të ulët duke u dukur si pica në italisht, deri në korrigjimin nga një gazetar i Vatikanit shumë i informuar për gjuhën sllovene.
Ky i fundit theksoi se bashkëshorti i mbesës së papës është një argjentinas me origjinë sllovene.
Papa është njohës i mirë i kësaj ëmbëlsire dhe pyet rregullisht për popullaritetin e saj kur pret vizitorë nga Sllovenia.
Potica është një ëmbëlsirë role e shërbyer me krem.