Site icon PORTALB

Conte është i Manchester United!?

Conte ende nuk ka renovuar me Juventusin

Conte ende nuk ka renovuar me Juventusin

“Times” është i sigurtë: Antonio Conte do të jetë trajneri i Manchester United duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Pikërisht në ditën e prezantimit të Ryan Giggs si tekniku i ri i “Djajve të Kuq”, shtypi britanik jep lajmin e bujshëm që sheh teknikun aktual të Juventus në stolin e “Old Trafford” duke filluar nga korriku.

ENDE NUK KA RINOVIM – Juventus po punon prej kohësh për rinovimin e Contes, të cilit i skadon kontrata në vitin 2015. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Marotta ka shpejguar se bisedimet do të përfundojnë në fund të sezonit, pasi të jetë mbyllur çështja titull dhe Europa League.

Exit mobile version