Tumbovski ka dalë sot me akuza të reja adresuar Ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe kryeministrit Nikolla Gruevski për marrjen e gjysmë milioni eurosh para në dorë, si donacion VMRO DPMNE-së.
Tumbovski, jo vetëm që përsëriti, se Jankullovska i ka marrë personalisht paratë, me urdhër të Gruevskit, duke i dhënë kuponin me vulën e partisë dhe firmën e saj, por akuzoi se për këtë krim, Prokuroria, Organet gjyqësore dhe vetë Ministria e Brendshme kanë qenë në dijeni që në vitin 2009.
“Me datën 16.09.2009 pikërisht këto kuponë me 50 mijë euro si dhe me 80 mijë euro, për fatkeqësinë e tyre, në fotokopje ishin marrë për kontroll në banesën time gjatë kohës që unë isha në paraburgim. Kuponët u morën me urdhrin e Mitko Çakovit, kryeshef i atëhershëm i krimit të organizuar në Shkup.
Me urdhër të gjykatëses hetuese Vesna Basotova, gjykata themelore e Shkupit mori kuponët me forcë dhe në mënyrë të paligjshme. Këta kuponë janë notuar si të marrë edhe dhe në procesverbalin e MPB-së.
Ata janë me të gjitha dëshmitë e tjera në dosjen KO/NR:24/9 të datës 06-04-2009 dhe madje te gjykatësi Jani Niçev i gjykatës themelore Shkupi 1. A janë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo për ta”, ka thënë Zagorac Tumbovski.