Atentati i mbrëmshëm në Vlorë i mori jetën kreut të OSHEE në Vlorë Roland Saliut dhe biznesmeni Mirvjen Hyseni.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e këtij të fundit dhe dyshohet që atentati ka qënë për biznesmenin por plumbat i kanë marrë jetën edhe kreut të OSHEE në Vlorë.
Vetëm pak minuta nga ngjarja policia gjeti makinën e autorëve.
Ngjarja
Drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu dhe nje biznesmen nga Vlora ishin ulur në tavolina ngjitur në lokalin që u sulmua me kallashnikov.
Autorët që lëviznin me një automjet mendohet se ishin dy persona të maskuar. Nga të shtënat me armë gjeti vdekjen në vend funksionari i lartë Roland Saliu.
Disa nga familjarët e tij ndodheshin në lokal. janë momente tragjike ato të përballjes së familjareve me skenën e rëndë, siç shihet edhe në pamjet e AbcNews.
Pronar i lokalit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatoreve humbi jetën disa minuta pas ngjarjes në spitalin rajonal të Vlorës.
807807 by revistaime