Site icon PORTALB

OVL- UÇK: Partitë shqiptare të arrin marrëveshje për një platformë shqiptare

OVL- UÇK: Partitë shqiptare të arrin marrëveshje për një platformë shqiptare

OVL- UÇK: Partitë shqiptare të arrin marrëveshje për një platformë shqiptare

OVL- UÇK , procesin e zhvillimit të fushatës parazgjedhore në të gjitha hapësirat shqiptare në IRJM, e vlerëson si një proces me shumë pak probleme dhe te qete, sa u përket incidenteve . 

“Sigurisht, merita më e madhe për këtë i takon popullit tonë, i cili si asnjëherë me parë, po dëshmon një pjekuri të admirueshme duke lënë të kuptohet se zënkat dhe përçarjet për interesa të ultë dhe motive banale, të nxitura shpesh nga grupet e interesit, apo qarqe të caktuara antishqiptare, që jo rrallë herë përfundonin me një epilog tragjik duke mare dhe jetë njerëzish, do të jenë pjesë e papërsëritshme e një të kaluare të tij të hidhur”, thuhet në komunikatën e OVL- UÇK -së. 

Kjo organizatë vlerëson se “fatkeqësisht, ky ndërgjegjësim nuk po ndodh te partitë politike shqiptare”.

 Ne ,OVL- UÇK -se, si një strukturë e dëshmuar, pa anime dhe ngjyrime politike, duke u thirrur në amanetin e dëshmorëve, kërkojmë nga të gjitha partitë politike shqiptare, që do të marrin qoftë edhe një mandat deputeti, të arrijnë një marrëveshje politike politike për shqiptarët, që do të konsistonte në mbështetje të përbashkët dhe pa kushte, të një platforme kombëtare, gjithmonë duke respektuar parimet e demokracisë , pra vullnetin e shumicës, por edhe përcaktimin e përgjegjësisë, për e saj, ta mare për sipër subjekti politik fitues në kampin politik shqiptar.

Exit mobile version