Site icon PORTALB

Koha jostabile, “Shkupi lexon” ndërron lokacion (FOTO)

Manifestimi "Shkupi lexon"

Manifestimi kulturor që do të mbahet më 25 maj (e enjte) i cili u paralajmërua se do të mbahet në parkun përballë Kalasë së Shkupit, si pasojë e rreshjeve të kohë pas kohshme të shiut ka ndërruar lokacion dhe do të mbahet në objektin e Qendrës Informative Kulturore (QIK) me fillim prej orës së 17.00, njofton Portalb.mk.

Kështu ka njoftuar nëpërmjet fejsbukit drejtoresha e kësaj Qendre, Sermine Purrini.

Prej orës 17:00 – 18:00 do të lexojnë grupi i të rinjëve, ndërsa prej 18:00-20:00, vazhdohet me shkrimtarë të mirënjohur.

“Shkupi lexon” është takim që mbahet për herë të dytë në Shkup, kur organizues të sivjetmë janë Lindita Ahmeti, shkrimtare dhe Arlinda Baftiu.

Në manifestim do të marrin pjesë poet e shkrimtarë të brezave të ndryshëm këtu do t’i lexojnë krijimet e tyre para publikut artdashës shkupjan dhe të qyteteve tjera të Maqedonisë, të cilët do të promovojnë një kryeqytet ku është e pranishme me gjithë bukurinë e vet edhe kultura shqiptare.

Manifestimi do të përcillet nga tingujt e bukur të muzikës së Jehona Band.

 

Exit mobile version