BDI vlerëson se fushata 30 ditore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ishte e qetë dhe demokratike.
Kryetari i shtabit zgjedhor I BDI-së, Abdilaqim Ademi, falënderoi qytetarët e Maqedonisë për kontributin që kanë dhënë në zhvillimin e fushatës së qetë parazgjedhore.
“Në të gjitha takimet me qytetarët është përkrahur platforma e BDI-së e cila përmban 1081 projekte. Apelojmë të qytetarët që të dielën të dalin në votime sepse në u garantojmë siguri dhe një proces të qetë zgjedhorë”, tha Ademi.