Site icon PORTALB

Georgievski: VMRO e përdor Thaçin vetëm në rol episodik për këto zgjedhje

Georgievski: VMRO e përdor Thaçin vetëm në rol episodik për këto zgjedhje

Georgievski: VMRO e përdor Thaçin vetëm në rol episodik për këto zgjedhje

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi vazhdon të pretendoj se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, pavarësisht verdiktit të qytetarëve më 27 prill. Në intervistën e emituar mbrëmë në KTV-në e Kosovës, Thaçi tha se premtimin për tu bërë pjesë e qeverisë e ka marrë personalisht nga Gruevski, në dy takimet që ka zhvilluar me të pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Alsat. 

 “Pas zgjedhjeve presidenciale kam pasur dy takime me z. Gruevski, dhe mund të ju them se plotësisht jemi marrë vesh për bashkëqeverisje, pas zgjedhjeve parlamentare. Mund të thuhet se është punë e kryer. Edhe rezultati sigurisht do të jetë shumë i mirë dhe shumë pozitiv”, deklaroi Menduh Thaçi, PDSH.

Ndërkohë në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejt…” në Alsat M, edhe ish kryeministri Ljubço Georgievski ka folur për mundësinë e përfshirjes së PDSH-së në Qeverinë e ardhshme. Georgievski vlerëson se deklaratat e tilla të Thaçit janë në shërbim episodik të VMRO-së, eventualisht për të ulur kërkesat e BDI-së në negociatat me Qeverinë e ardhshme me VMRO-në. Georgievski është i sigurt se Thaçi sërish do të mbetet jashtë loje.

 “Nëse votuesit maqedonas lejojnë që VMRO DPMNE-ja ta bëjë qeverinë e ardhshme, jam i sigurt se VMRO-ja do ta mashtrojë Thaçin. Mendoj se ai ju shërben si vrapuesit në lojërat atletike që i lëshojnë me qëllim që garuesit kryesorë të bëjnë rezultat sa më të mirë. Unë jam i sigurt se DPMNE-ja e përdor vetëm në rol episodik për këto zgjedhje, dhe më vjen keq që Thaçi nuk dëshiron ta sheh atë”, tha Ljubço Georgievski, VMRO Popullore.

Ndërkohë pretendimet e Thaçit se qoftë edhe me një deputet do të jetë pjesë e qeverisë nga BDI-ja janë vlerësuar si blof për motivimin e elektoratit për të dalë në zgjedhje. Kreu i BDI-së Ahmeti ka thënë se në qeveria formohet vetëm se nga partitë fituese të bllokut politik shqiptar dhe maqedon dhe se në asnjë rast nuk mund të përsëritet viti 2006 kur PDSH-ja hyri në qeveri pa vullnetit e shqiptarëve.

Exit mobile version