Site icon PORTALB

Deralla: Mediat më shumë kohë i kanë kushtuar partisë në pushtet

Xhabir Deralla, CIVIL

Xhabir Deralla, CIVIL

Xhabir Deralla nga Civil ka deklaruar se organizata që ai drejton vazhdon të vërejë parregullsi dhe jo respektim të Kodit Zgjedhor, keqpërdorim të administratës shtetërore publike dhe resurseve shtetërore.

Ai apeloi deri tek partitë politike ti përmbahen Kodit zgjedhor dhe të respektohen qëndrimet e ndryshme.

“Ditëve të fundit kemi vërejtur shtypjeve, kërcënimeve për humbjen e vendit të punës si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Edhe sektori privat është në shtypje të vazhdueshme nga aktivitetet partiake. Vërejmë një disbalans të madh në raportimin e  mediave të cilat kryesisht informojnë vetëm për partinë në pushtet. Kjo është shumë jokorekte ndaj partisë opozitare. 12 herë më shumë I kushtojnë hapësirë partisë në pushtet se sa asaj opozitare”, tha Deralla.

Exit mobile version