Site icon PORTALB

Katër persona janë gjetur të vdekur në një tendë në Mont Everest

Mont Everest

Mont Everest

Katër persona, të gjithë alpinistë, janë gjetur të vdekur në një tendë në Monte Everest, njoftuan autoritetet e Nepalit.

Trupat janë zbuluar nga një ekip shpëtimi që është dërguar ta gjejë trupin e alpinistit sllovak, i cili e humbi jetën të dielën.

Me këtë numri i alpinistëve të vdekur të cilët janë nisur në misionin e rrezikshëm, të ngjiten në Himalaje deri te maja më e lartë në botë, nga fillimi i këtij vitit, arriti në dhjetë persona, transmeton MIA.

Sipas mediave në Katamandu, mes katër trupave të vdekur, dy janë alpinist të huaj, ndërsa dy të tjerë kanë qenë ciceron lokal – Sherpasi.

Nga viti 1920, kur janë bërë tentimet e para për ngjite në “majën e botës” e deri tani në Monte Everest dhe në Himalaje e humbën jetën mbi 200 persona.

Exit mobile version