Site icon PORTALB

BDI është mobilizuar maksimalisht për votimet në diasporë

BDI është mobilizuar maksimalisht për votimet në diasporë

BDI është mobilizuar maksimalisht për votimet në diasporë

Gara zgjedhore për mandatet parlamentare fillon nesër në diasporë. Mërgimtarët votojnë në 3 njësi zgjedhore për përzgjedhjen e 3 deputetëve, në një garë që mban më tepër prefiksin etnik. BDI-ja shpreson që, për dallim nga viti 2011, kur të 3 deputetët e diasporës i takuan VMRO-së, të arrijë që në këto zgjedhje të prishë pazarin e partisë së Gruevskit. Sipas BDI-së, fushata ka qenë e suksesshme, duke rezultuar me shumë më tepër shqiptarë të regjistruar për votim, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, transmeton  Alsat. 

“Në zgjedhjet e kaluara ka pasur vetëm 6 mijë të regjistruar, tani ka mbi 23 mijë mërgimtarë të regjistruar që duan të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Lufta është e ashpër, votë për votë, është e rëndësishme dhe mund të përcaktojë fituesin. Ne kemi marrë të gjitha masat, kemi siguruar edhe transportin, edhe shtabet në të gjitha vendet evropiane dhe SHBA janë në kapacitet të plotë dhe po bëjnë përpjekjet maksimale. Unë ftoj të gjithë mërgimtarët që ashtu siç u regjistrua tani të kryejnë edhe këtë obligim demokratik dhe kombëtar”, deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

Nga BDI-ja thonë se kapacitetet partiake janë mobilizuar edhe për mbarëvajtjen e procesit, pas shumë dyshimeve dhe kontestimeve për Listën Zgjedhore për diasporë.

“Në çdo vendvotim, gjithkund në botë ku ka zgjedhje parlamentare, qoftë në Evropë, Amerikë apo Australi, ka anëtarë dhe zv/anëtarë shqiptarë, më konkretisht të BDI-së. Përveç kësaj, kemi përcaktuar që në çdo vendvotim të ketë nga dy mbikëqyrës, që do të përfaqësojnë BDI-në dhe do ta mbikëqyrin plotësisht procesin  zgjedhor, dhe mbikëqyrësit janë përcaktuar nga vetë diaspora”, tha Izet Mexhiti, BDI.

Exit mobile version