Site icon PORTALB

Komuna e Strugës: Ministri Ademi komunikon me ne vetëm në gjuhën maqedonase

Komuna e Strugës: Ministri Ademi komunikon me ne vetëm në gjuhën maqedonase

Komuna e Strugës: Ministri Ademi komunikon me ne vetëm në gjuhën maqedonase

Komuna e Strugës, ka publikuar dokumentet të cilët i janë dërguar nga Ministri për Ekologji, Abdilaqim Ademi, vetëm në gjuhën maqedonase.

“Jo më vonë sesa sot, Ministri i Mjedisit, Abdylaqim Ademi, i ‘u drejtua Kryetarit të Komunës së Strugës zyrtarisht vetëm në  Gjuhën Maqedonase”, thuhet në komunikatën e komunës së Strugës.

“Letra , përkatësisht përgjigjja/udhëzimi ndaj kërkesës së parashtruar më herët nga ana e Komunës së Strugës përbën një absurd më vete. Nga fotot e dokumentit , që mund t’i shikoni duket qartë se  ministri shqiptar sqaron Kryetarin e Komunës së Strugës , poashtu shqiptar, duke i’u referuar dhe një kryetari shqiptar, atij të Komunës së Kërçovës në lidhje me një çështje të rajonit jugperëndimor, në Gjuhën Maqedonase. Ligji sigurisht , që është mangët, por të mangët janë edhe qeveritarët shqiptarë në qeveri. Zakonisht  e sidomos në kohë fushatash, funksionarë shqiptarë në qeveri i referohen të arriturave në drejtim të avancimit të  Gjuhës Shqipe”, thuhet në komunikatë.  

Exit mobile version