Site icon PORTALB

BDI: Ministrat e PDSH mbajnë vulën për projektin “Shkupi 2014”

Shkupi 2014

Shkupi 2014

BDI ka reaguar ndaj akuzave të Rinisë demokratike Shqiptare, për rolin e BDI-së, në realizimin e projektit “Shkupi 2014”, që sipas rinisë së PDSH për këtë meriton edhe një statujë Ali Ahmeti.

BDI, ka prezantuar dokumente të cilët, sipas tyre mbajnë vulën dhe firmën e ministrave të PDSH-së, për projektin “Shkupi 2014”.

“Kjo parti është bashkë ideatorë e projektit “Shkupi 2014” dhe ky fakt është i shkruar në dokumentet zyrtare dhe është vërtetuar me zë e me figurë nga funksionarët e saj.

Në vend se të bënte akuza të paqena, nga vendi i krimit të cilit iu rikthye pas 6 vitesh, PDSH duhej të kërkonte falje se, ideoi dhe miratoi dhjetëra përmendore maqedonase dhe ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit, nga pozicioni i një partie pa legjitimitet, e dorëzuar plotësisht në prehrin e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI thotë se PDSH gjeti në vitin 2006 qeverisjen në rrugë të drejtë kombëtare dhe ia la BDI-së dhe shqiptarëve në vitin 2008 me një mori projektesh antishqiptare.

“Vetëm një parti politike siç është BDI, me mbështetjen plebishitare nga populli, do të arrinte të ndalte ndërtimin e kishës në zemër të Shkupit dhe t’i jepte karakter shumetnik projektit antishqiptar të PDSH-së, “Shkupi 2014” duke inkuadruar projektin e sheshit “Skenderbeu” dhe përmendore tjera”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Exit mobile version