Site icon PORTALB

Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

Mogherini dhe Mustafa

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, njofton koha.net.

“Në këtë darkë të ftuar nga zonja Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri Mustafa, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Gjatë ditës, Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Mogherini.

Exit mobile version