Site icon PORTALB

RDSH: Ali Ahmeti përkrah Car Dushanit si më meritori për projektin Shkupi 2014

RDSH

RDSH

Kryetari i Rinisë Demokratike Shqiptare,  Muhamed Rustemi ka mbajtur një fjalim para shtatores së car Dushanit.  

“Duke e parë se sa ka kontribuar për realizimin e ‘Skopje 2014’, Ne si Rini Demokratike Shqiptare do të marrim një iniciativë që në këtë projekt ‘Skopje 2014’ të jetë edhe figura e Ali Ahmetit, i cili me një angazhim dhe me një zell të madh, duke marrë paratë e shqiptareve ndërtoj kisha kryqe, dhe gjithë këto që duken në projektin ‘Skopje 2014’. Mbi të gjitha Ali Ahmeti ka një meritë të veçantë që më në fund në Shkup të ngrihet edhe statuja e “Car Dushanit”, prandaj  figura e këtij boss-it nga sot e tutje do të ri përkrah Car Dushanit”, ka deklaruar Rustemi. 

RDSH bën apel gjithë të rinjve dhe gjithë shqiptarëve që ditën e diel më 27 prill me votën e tyre ta dënojnë këtë politikë. 
“Duke votuar Partine Demokratike Shqiptare ne do ta ndryshojmë të tashmen, për një të ardhme më të mirë për gjithë shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë ai.

Exit mobile version