Site icon PORTALB

Ja çfarë ka thënë Putin në takimin me Ivanovin

Putin - Ivanov

Putin - Ivanov

“Me kujdes të veçantë ndjekim gjithçka që ndodh në vendin tuaj. Dëshirojmë që situata brendapolitike në Maqedoni të zhvillohet në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe parimet demorkatike. Jam i sigurt se përvoja juaj, ndikimi juaj dhe autoriteti do të kontribuojnë për atë”, deklaroi presidenti i Rusisë, Vladimir Punit, në takimin me presidentin Ivanov sot në Moskë, njofton Portalb.mk.

Ai shprehi kënaqësi që marrëdhëniet ruso-maqedonase po avancohen dhe ashtu siç tha, ka lëvizje pozitive në këmbimin ekonomik.

Në fillim të takimit, Putin ia ka uruar dekoratën që Ivanov dje e mori nga patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril.

Presidenti Ivanov u shpreh i kënaqur që mu në këtë dit, kur shënohet dita e Shën Kirilit dhe Metodit ka takim me të.

Exit mobile version