PRSD: Gruevski mund të shkaktojë konflikte ndëretnike që t’i ik ndjekjes penale

“Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë akuzohen për kriminalitet dhe qytetarët këtë duhet ta kenë parasysh kur do të shkojnë në zgjedhje ditën e dielën”, thuhet në deklaratën e PRSD-së.

PRSD vlerëson se Maqedonia, tash e ka shansin që të parandalojë që edhe më tej ta udhëheq një njeri I cili menjëherë pas zgjedhjeve mund të ndiqet penalisht. 

“Duke pasur parasysh se Gruevski mund të përfundojë në burg, ai është i përgatitur për të gjitha skenarët që Maqedoninë mund ta çojnë në konflikt ndëretnik, diktaturë dhe fashizëm”, thuhet në komunikatën e PRSD.

Më tej në komunikatën e kësaj partie thuhet se, “kredibiliteti Gruevskit dhe të afërmve të tij është dëmtuar seriozisht pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të së dielës. Zgjedhjet do të jenë vetëm fillimi I rënies së kësaj qeverie”.

Lajme të ngjashme

Back to top button