LSDM: Strumica nën rrethimin e Alfave

Strumica është nën rrethimin e njësisë policore Alfat të cilët mbrëmë vonë kanë bastisur shtëpitë e anëtarëve të LSDM-së në shtabin zgjedhor dhe në shtëpinë e sekretarit të partisë, informoi anëtari i shtabit zgjedhorë në Strumicë Mile Millanoviq.

Ai gjithashtu tha se te banorët e Strumicës bëhen shtypje të njëpasnjëshme duke filluar nga policia pyjore, Drejtoria për të ardhura publike, shërbimet sociale etj.

“Ne e dimë se çka bëri Zoran Zaev për Strumicën. E dimë se çka mund të bëjë për Maqedoninë. Ftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët të cilëve ju kërcënohen nëpërmjet drejtorëve të ndërmarrjeve publike nëpërmjet pronarëve të kompanive që të mos dalin në votime, të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, theksoi Millanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button