Site icon PORTALB

Persona të panjohur heqin materialet propaganduese të PPD në Tetovë

Persona të panjohur heqin materialet propaganduese të PPD në Tetovë

Persona të panjohur heqin materialet propaganduese të PPD në Tetovë

Partia për Prosperitet Demokratik nëpërmjet një komunikate bën të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit gati në të gjitha rrugët e Tetovës persona ende të paidentifikuar kanë hequr banderolat ku kanë qenë të shkruar emrat e kandidatëve për deputetë nga Njësia zgjedhore numër 6. 

“Ky akt vandal flet për atmosferën e zymtë parazgjedhore që e krijojnë aktivistët e ndonjë partie politike për të pamundësuar zhvillimin e qetë dhe demokratik të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. 

PPD është thellë e shqetësuar nga këto akte dhe presione të papara ndaj saj dhe kërkon nga organet përkatëse që të sigurojë atmosferë të qetë dhe demokratike për zgjedhje”, thonë në PPD.

Exit mobile version