Site icon PORTALB

Letërnjoftimet mund të merren edhe në ditën e zgjedhjeve

Edhe nesër dhe të dielën mund të merrni letërnjoftime

Edhe nesër dhe të dielën mund të merrni letërnjoftime

Shërbimet administrative të MPB-së do të punojnë edhe gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunën (26 prill) dhe në tërë shtetin do të pranojnë dhe do t’i miratojnë kërkesat për letërnjoftim prej orës 08:30 deri në orën 16:30.

Qytetarët të cilët do të aplikojnë të shtunën apo të cilët kanë aplikuar ditëve paraprake, do të munden dokumentet personale t’i marrin edhe të dielën (27 prill), sepse në ditën zgjedhore do të punojnë të gjitha shërbimet administrative prej orës 07:00 deri në orën 19:00, por vetëm për dhënien e dokumenteve.

“Të gjithë qytetarët të cilët për çfarëdo lloj arsye në këtë periudhë kanë mbetur pa letërnjoftime, ndërkaq janë në listën zgjedhore dhe dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e vet për të votuar, do të mund të nxjerrin dokumente, në mënyrë që t’iu mundësohet votimi”, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. 

Exit mobile version