Site icon PORTALB

Ndërron jetë aktori i James Bond, Roger Moore

Roger Moore

Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë aktori britanik Roger Moore, i cili njihet përmes filmave të agjentit sekret James Bond, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga familja e Moore thuhet se aktori i famshëm ka humbur betejën kundër kancerit.

Siç njoftohet, trupi i aktorit që ka vdekur në Zvicër do të varroset me një ceremoni të veçantë në Monako.

Ndërkohë, 89 vjeçari Moore, i cili mbante titullin “Sir”, ka personifikuar karakterin e agjentit sekret James Bond në një sërë filmash të agjentit Bond, në mesin e të cilave gjenden filmat “Jeto dhe Lë të Tjerët të Vdesin” dhe “Njeriu me Revolen e Artë”.

Moore ka luajtur rolin kryesor në shtatë filma të James Bondit mes viteve 1973 dhe 1985.

Aktori britanik, Roger Moore, dhe aktorja amerikane, Barbara Bach, më 1977
Exit mobile version