Site icon PORTALB

Zendeli: “Teteksi nuk ka asgjë më shumë se ne”

Suat Zendeli optimist për derbin e nesërm

Suat Zendeli optimist për derbin e nesërm

Nesër në stadiumin e Gjorçe Petrovit do të luhet një ndeshje shumë e madhe, jo se luajnë dy ekipe që kërkojnë titullin e kampionit, por thjesht janë dy skuadra që kanë një histori dhe rivalitet në mes vete dhe sa herë që janë takuar, është cilësuar si derbi.

Në kuadër të xhiros së 26-të, të Ligës së Dytë, Teteksi është nikoqire e Shkupit, ndërsa dy skuadrat kërkojnë fitore. Teteksi do të ishte edhe një hap shumë pranë realizimit të qëllimit të vet, ku me fitore do të siguronte Ligën e Parë, ndërsa Shkupi kërkon që të bëjë befasinë dhe nëse merr pikët të plota do të shtonte shanset për një vend në mesin e ekipeve më të mira.

Javën e kaluar në portën e Shkupit është kthyer portieri dhe kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli, i cili dëshmoi se është lider i vërtet i ekipit, duke e kthyer në lojë skuadrën pas një disavantazhi në duelin me Sileksin. Intervenimet e suksesshme dhe mbrojtja e penaltisë, bëri që Shkupi kundër Sileksit të pranojë vetëm një gol.


“Dueli me Teteksin pa dyshim se është derbi. Ne të gjitha ndeshjet i kemi marrë njëjtë dhe nuk ka ndryshim se me cilën skuadër luajmë. Gjithsesi se edhe në këtë ndeshje shkojmë për të fituar dhe jo për tu dorëzuar. Asnjë ekip nuk ka asgjë më shumë se ne dhe jemi të barabartë, mos të them edhe më të mirë se të tjerët, andaj shpresoj se do të jemi të barabartë në këtë ndeshje. Shpresoj të ketë referim korrekt për të dy ekipet dhe puna tjetër në fushë është e futbollistëve”, ka thënë Zendeli.

Skuadra e Teteksit është për momentin në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, që i siguron rikthim në Ligën e Parë, ndërsa FC Shkupi është në pozitën e tretë me 44 pikë, 7 më pak se skuadra tetovare, kur deri në fund kanë mbetur edhe 4 xhiro për tu zhvilluar. / Portalb

Exit mobile version