Site icon PORTALB

LR PDSH caktoi grupin negociues për qeverinë e re të Maqedonisë

Arben Taravari

Arben Taravari

LR PDSH ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë Qendrore nën Kryesimin e Sekretarit  Gjeneral të LR PDSH, z. Arben Taravari, u diskutua ndër tjerash edhe për pjesëmarrjen e LR PDSH në Qeverinë reformatore.

“Pas diskutimeve dhe analizave të shumta Kryesia Qendrore në formë unanime, e autorizojë grupin negocues i cili është i zgjedhur nga Kryesia Qendrore e LR PDSH-së që të negociojë për të gjitha detalet dhe modalitetet për bashkëqeverisjen me LSDM-në duke i nënvizuar, strategjitë dhe prioritetet politike.
Po ashtu Kryesia Qendrore e LR PDSH solli vendim unanim për ta autorizuar Kryesinë e ngushtë të partisë për marrjen e vendimit final për pjesëmarrje në Qeveri pas përfundimit dhe epilogut të negociatave që do të zhvillohen ditët në vijim”, thuhet në njoftimin për media nga kjo parti.

Exit mobile version