Site icon PORTALB

Dibër, disa nga punëtorët e falimentuar përfitojnë të drejtën e kompensimit material

Dibër, disa nga punëtorët e falimentuar përfitojnë të drejtën e kompensimit material

Dibër, disa nga punëtorët e falimentuar përfitojnë të drejtën e kompensimit material

Në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurim material, një pjesë e madhe e punëtorëve mbetën në rrugë në saj të privatizimit të ndërmarrjeve të shumta shtetërore gjatë periudhës 2000-2004. Këto ditë një pjesë  punëtorëve nga Dibra morën vendime  për të drejtën materiale, gjegjësisht për ata punëtorë që kanë punuar kohë më parë në ish Ndërmarrjet e falimentuara si Fabrika e qilimave “Novost” dhe Njësia punuese EMO në Dibër.

Afet Avmedovski, udhëheqës në njësinë e Agjencionit për punësim në Dibër tha se bëhet fjalë për marrjen e vendimeve me të drejtë materiale  prej 7100 denarë për 13 punëtorë që kanë punuar dikur në këtë ndërmarrje.

 “Këta punëtorë deri më tani kanë qenë të papunë, tha Avmedovski. Këtë të drejtë e kërkuan mbi 40 punëtorë që kanë derdhur djersën e tyre, por dokumentacioni i tyre është në fazë të përpunimit të të dhënave të përgjithshme në lidhje me realizimin e të drejtës për sigurim në të holla. Ne presim që sa më shpejt të mbaron procedura në lidhje me përpunimin e kërkesave të tyre që janë të regjistruar në Njësinë për punësim në Dibër, të cilët edhe sot e kësaj dite janë të papunë, tha ai. 

Pjesa më e madhe e të papunëve nga Komuna e Dibrës dhe Qendra e Zhupës janë të interesuar të marrin këtë të drejtë që ofron Qeveria e Maqedonisë, meqë ka edhe numër të madh të punëtorëve që dikur kanë punuar në ish ndërmarrjes e falimentuara si “Progres”, Fabrika e kristalit “Stakllara” etj.

Ish punëtorët e këtyre ndërmarrjeve të falimentuara thonë se deri më tani këtë të drejtë e kanë përfituar me shumë peripeci  dhe se këtë  kompensim material do ta marrin deri në fund të jetës së tyre që është na favor të familjes së tyre

Exit mobile version