Site icon PORTALB

Osmani: Të rikthejmë shpresën e humbur duke zgjedhur njerëzit e dijes

Osmani: Të rikthejmë shpresën e humbur duke zgjedhur njerëzit e dijes

Osmani: Të rikthejmë shpresën e humbur duke zgjedhur njerëzit e dijes

Në tubimin elektoral të RDK-së në qytetin e Tetovës u promovuan kandidatët potencial për deputet nga rajoni i Tetovës. Në një atmosferë tepër pozitive kandidati për deputet prof. Binaz Pajaziti promovoi programin arsimor me theks të veçantë në reformat në arsimin në të gjitha nivelet me qëllim të de politizimit të arsimit dhe kthimin e cilësisë në arsim dhe rimëkëmbjen e dinjitetit të profesionit të mësuesit shqiptarë.

I pritur me ovacione nga të pranishmit kandidati për deputet Xhezair Shaqiri alias komandat Hoxha prezantoi angazhimet e tij për zgjedhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve të kombit duke apostrofuar dështimet e shumta të BDI dhe PDSH-në vitet postkomuniste në Maqedoni.

Sekretari i RDK-së Izet Zeqiri shpalosi programin ekonomik, social, arsimor, kulturor dhe integrues duke spikatur në aspektet kryesore që RDK-në e bëjnë ofertën e vetme kombëtare dhe alternativën e qëlluar për të nxjerë shqiptarët nga ky mjerim i paparë ekonomik dhe social.

Zeqiri në ekspozenë e tij argumentoi dështimet e qeverisë VMRO-BDI dhe shpalli të pavlefshëm programin e BDI si një agjendë e dëshirave të kota pa kurrfarë mbulese financiare për tu realizuar. Programi i RDK-së ka plan aksionar, burime të definuara nga buxheti dhe nga fondacionet dhe bankat e huaja dhe ka kuadër që ka përvojë shumë të suksesshme në përpilimin dhe zbatimin e projekteve në më shumë lëmi me theks të veçantë në zvogëlimin e varfërisë, rritjen e punësimit nëpërmjet rritjes së investimeve dhe alokimin e parave publike për arsimin , kulturën dhe shkencën shqiptare përfundoi sekretari Izet Zeqiri.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani potencoi se është këtu për të kërkuar mbështetjen nga Tetova universitare për profesorët universitar, për luftëtarët e vërtet të kombit, për kuadro të përgatitur që amanetin për barabarësi të plotë të shqiptarëve ta mbrojnë në Parlamentin e Shkupit me njerëzit e dijes, guximit dhe nderit që të rikthejnë besimin e humbur në politikën shqiptare si parakusht për rikthimin e shpresës së humbur nga populli shqiptar.

Exit mobile version