Site icon PORTALB

Genta në një panel me Pandi Laçon?

Genta në një panel me Pandi Laçon?

Genta Ismajli

U përfol shumë se pjesë e jurisë në “X Factor” këtë herë do të jetë edhe këngëtarja Genta Ismaji. Ndërsa vetë këngëtarja ka zgjedhur heshtjen, por ajo së fundi ka postuar një mesazh në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter”, duke na bërë të dyshojmë se këngëtarja do të jetë pjesëmarrëse e talent shout.

“Alketavejsiu, X Factor Albania- guest”, ka shkruar ajo Genta në “Instagram”. Por, pritet që mysafirë të jenë Noizy, Nora Istrefi, Besa dhe Miriam Cani.

Ndërsa, fansat kosovarë këshilluan që asnjë këngëtar kosovar mos të ulet përkrah Pandi Laços në “X Factor” dhe më shumë akoma, kërkohet që të bojkotohet tërësisht media Klan pas polemikave të krijuara nga ftesa e bërë nga Festivali “Kënga Ime” për këngëtarin serb Zdravko Çoliq dhe pritja madhështore që iu rezervua këtij të fundit.

E, në rast se do ketë një bojkot gjeneral, mund të rrezikohet pjesëmarrja e këngëtarëve kosovare apo atyre nga Maqedonia edhe në “Kënga Magjike”.

Mund të themi se situata për jurinë e “X Factor” po evoluon nga momenti në moment dhe ndoshta juria përfundimtare nuk është vendosur ende, por këto janë ato që po përfliten më shumë gjatë kohëve të fundit.

Exit mobile version