Site icon PORTALB

Mbretëresha Elizabeta ka shprehur ngushllime për viktimat në Mançester

Elizabeta II

Elizabeta II

Mbretëresha britanike Elizabeta sot ka shprehur ngushëllime deri te të gjithë të cilët janë prekur nga sulmi vetvrasës në koncertin e pop këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester, me ç’rast jetën e humbën 22 persona.

“Tërë kombi është i shokuar nga vdekja dhe numri i madh i të lënduarve, të cilët janë zbavitur në koncertin në Mançester. E di se flas në emër të të gjithëve kur i shprehi ngushllimet e mia më të thella me ata të cilët janë të prekur nga kjo ngjarje e tmerrshme, posaçërisht familjet dhe miqtë e atyre të cilët e kanë humbur jetën ose janë lënduar”, thuhet në kumtesën e mbretëreshës.

Exit mobile version