Site icon PORTALB

Shilegov thotë se po bisedohet për përbërjen qeveritare

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, sot tregoi se bisedimet për përbërjen e Qeverisë së re po kryhen në mënyrë intensive dhe se partia kur të ketë informata të reja, do t’i ndajë me opinionin njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informoi ai, bisedimet tani dy ditët e fundit bisedimet po kryhen në të gjitha nivelet dhe se po përkufizohen parimet e mënyrës së funksionimit të Qeverisë së re.

“mendoj se pjesa e cila ka të bëjë me përkufizimin e parimeve dhe mënyrën e funksionimit të Qeverisë, ngadalë-ngadalë, po përmbyllet. Kështu që hyjmë në efektivitetin e bisedimeve, rreth përbërjes së Qeverisë”, tha Shilegov.

Exit mobile version