Site icon PORTALB

Llavrov: Kriza në Maqedoni mund të zgjidhet vetëm në korniza të Kushtetutës

Sergei Lavrov

Sergei Llavrov

“Veprimtaria e disa opozitarëve maqedonas, me mbështetje të marrë nga jashtë vendi, ka krijuar rrezik për shtetësinë e atij vendi”, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, njofton Portalb.mk.

“E shqyrtojmë situatën në Maqedoni, e cila ka shkaktuar shqetësim”, tha Llavrov pas takimit në Moskë me shefin e diplomacisë kroate, Davor Ivo Shtier.

Ai nënvizoi se Moska vlerëson se kriza në Maqedoni mund të zgjidhet vetëm në korniza të Kushtetutës së vendit.

Për vizitë në Moskë, sot është edhe kryetari i Maqedonisë, GJorge Ivanov, i cili nesër duhet të takohet me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Exit mobile version