Site icon PORTALB

ESHS: Është zvogëluar numri i studentëve të diplomuar

Studentë, diplomim

Në vitin 2016, numri i studentëve të diplomuar në shkollat e larta profesionale dhe në fakultetet në Maqedoni është zvogëluar për 2,5 për qind në krahasim me vitin 2015. Nga numri i përgjithshëm i studentëve 58 për qind janë të gjinisë femërore.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, 80,5 për qind e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar janë të rregullt, ndërsa 19,5 për qind me korrespondencë.

Vetëm 36 për qind, e studentëve kanë diplomuar në afat, ndërsa 64 për qind kanë diplomuar pas afatit.

Exit mobile version