Site icon PORTALB

Tramp: Para nesh është mundësi e rrallë për paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve

Trump Natanjahu

Presidenti amerikan Donald Tramp sot gjatë vizitës në Izrael theksoi se tani ka “mundësi të rrallë” për vendosje të paqes në Lindjen e Afërt.

“Para nesh qëndron mundësia e rrallë të sjellim siguri, stabilitet dhe paqe në rajon. Por, kjo është e mundur vetëm nëse punojmë së bashku. Nuk ka mënyrë tjetër”, theksoi Tramp në Tel Aviv.

Ai shtoi se Izraeli njejtë si SHBA-ja, synon drejt arritjes së paqes dhe shtrirjes së dorës drejt fqinjve të vet, përfshirë edhe drejt palestinezëve.

“Presidenti është i gatshëm perosnalisht të angazhohet në përpjekjet për arritje të paqes në Lindjen e Afërt”, deklaroi paraprakisht sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson.

Ai shtoi se është i mundshëm takim trepalësh ndërmjet liderit amerikan, izraelit dhe palestinez, por jo gjatë kësaj vizite, por më vonë.

Exit mobile version