Site icon PORTALB

Janeva ka disa kërkesa për shumicën e re parlamentare

Prokuroria Speciale Publike (PSP)

Prokuroria Speciale Publike (PSP)

“Kërkojmë nga shumica parlamentare që ta fshijë nenin 22 nga ligji për Prokurori Speciale me çka do t’i mundësohet të vazhdohet puna e PSP-së. Gjithashtu kërkojmë që të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe të sjillet ligji për dëshmitarët e mbrojtur”, ka bërë thirrje prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.

Ajo ka thënë se në këtë periudhë nuk i dëgjojnë 55% të bisedave të përgjimeve, pasi që ende janë në proces të përpunimit 45%  e bisedave të përgjuara.

PSP ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në hapjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave të reja.

“Ne me punën tonë kemi arsyetuar besimin që na u dha nga qytetarët. Në këtë drejtim unë dhe kolegët e mi do të vazhdojmë edhe në të ardhmen ta kryejmë detyrën tonë në mënyrën më profesionale. Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht dhe hapjen e procedurave të reja. Në këtë drejtim i ftojmë të gjitha subjektet që posedojnë biseda ti dorëzojnë në Prokurorinë speciale Publike. Jam e përgjegjshëm që pritjet nga ky institucion janë të mëdha që të zbardhen keqpërdorimet e pushtetit për qëllime personale dhe robërimin e institucioneve”, deklaroi Janeva.

Në lidhje me rastet “Monstra”, “Shkupi 2014”, “Martin Neshkovski”, “Lagjja e Trimave”, në këtë periudhë ende nuk mund të informohet opinioni pasi që të njëjtat janë në procedurë hetimore.

PSP sot ka hapur 3  hetime të reja financiare – parregullshmëri në procedurë “Talir”, “Lëndina” dhe “Traektorja”

Exit mobile version