Site icon PORTALB

Koreja Veriore konfirmoi se ka kryer testim të raketës balistike, e cila do të ketë mbushje bërthamore

Korea e Veriut

Koreja Veriore pohon se ka kryer testim të suksesshëm të raketës balistike me rreze të mesme veprimi, që ta verifikojë orientimin e mbushjes bërthamore, e cila më vonë do të instalohet.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Xhong-un, ka udhëhequr me testimin, me ç’rast është verifikuar funksionimi i motorit me karburant të fortë.

Armata e Koresë Veriore dje kumtoi se raketa ka fluturuar rreth 500 kilometra, ka arritur lartësi prej 560 kilometrave dhe ka rënë në det në afërsi të bregut lindor të Koresë Veriore.

Exit mobile version