Të hënën, pritet një takim i ri mes dy krerëve partiak Zoran Zaev – LSDM dhe Ali Ahmeti – BDI ku flitet se do të hapet edhe diskutimi për ndarjen e resorëve. Burime të Alsat M informojnë se LSDM-ja brenda partisë tashmë e ka vendosur çështjen e resorëve dhe emrave nga të cilat ata do të drejtohen.
Jozyrtarisht flitet se këta do të jenë ministrat në Qeverinë e re:
Ministër i Punëve të Brendshme- Oliver Spasovski
Ministër i Mbrojtjes- Radmilla Sheqerinska
Ministër i Punëve të Jashtme- Nikolla Dimitrov
Ministre e Punës dhe Politikës Sociale- Frosina Remenski
Ministër i Bujqësisë- Ljupço Nikollovski
BDI do të ketë numër të njëjtë të resorëve si në qeverisjes e kaluar. Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për emrat e mundshëm në krye të dikastereve përkatëse. Siç mëson Alsat M emrat të cilët sillen rreth karrigeve të këtyre posteve janë Artan Grubi, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti.
Ndërkohë mësohet se LR PDSH-së i është garantuar pozita e një zëvendëskryeministrie, një ministrie dhe një zëvendës ministrie.
Siç mësohet, kësaj radhe shqiptarët kanë hequr dorë nga Ministria e Arsimit duke kërkuar kështu dikasterin e Shëndetësisë.
Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka sjellë vendim të prerë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo.