Në rast se Real Madridi e fiton titullin kampion, Malaga do të fitojë 1 milionë euro, për shkak të klauzolës në shitjen e Iscos vite më parë te Reali.
Mirëpo, nëse Malaga mund Realin, do të fitojë 1.7 milionë euro, përcjellë “Lajmi.net”.
“Marca” e ka bërë një analizë interesante, duke treguar se sa do të përfitojë klubi nga të drejtat televizive në vitin e ardhshëm, që është në varësi të rezultateve.
Kujtojmë që Malaga-Real Madrid fillon në ora 20:00.