Me datë 20.05.2017 në ora 10.20 në stacionin policor në Vinicë, personi O.D (37) ka paraqitur rastin se një ditë më parë me datë 19.05.2017 rreth orës 13.00 në oborrin e tij ka ardhur T.S (21) nga Vinica dhe ka filluar ti deklarojë dashuri vajzës së tij 17 vjeçare, njofton Portalb.mk.
Sipas policisë, pasi që vajza i ka thënë se ajo nuk e ndjen të njëjtën për këtë person ai e ka grabitur dhe e ka dërguar në objektin e Stacionit Meteorologjik të Vinicës, në largësi 100 metra nga shtëpia e tij. Aty ka tentuar ta përdhunojë vajzën.
Në ora 07.30 të mëngjesit të nesërmen e ka kthyer në shtëpinë e prindërve. Vajza është dërguar në spitalin e Vinicës ku është vërtetuar se nuk ka pësuar përdhunim ndërsa policia punon për zbardhjen e plotë të rastit.