Site icon PORTALB

Ja si do të jetë moti në Maqedoni në ditët në vijim

Moti sot ne Maqedoni

Për sot priten reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë e përforcuar veriore. Vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, ndërsa procese më intensive me reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët jugore të vendit. Nga fundi i ditës moti do të stabilizohet.

Nesër reshjet do të jenë lokale dhe më të dobëta, por më shumë reshje do të ketë të martën deri të enjten. Reshje më intensive lokalisht në formë të motit të lig priten të martën.

Prej të mërkurës do të jetë më freskët, ndërsa prej të enjtes do të fryjë edhe erë e përforcuar veriore.

Exit mobile version