Site icon PORTALB

Universiteti i Tetovës e filloi procedurën për zgjedhjen e Rektorit

Universiteti i Tetovës

Universiteti i Tetovës

Këshilli i Rektoratit i Universitetit të Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 18 maj 2017, solli vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Tetovës. Po ashtu, sot, më 19 maj 2017, Senati i Universitetit, me propozim të Këshillit të Rektoratit, i miratoi kriteret për propozimin dhe zgjedhjen e  Rektorit të Universitetit të Tetovës.

Gjatë procedurës për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit të Tetovës, përkrah dispozitave ligjore dhe statutare, me të cilat është e rregulluar kjo materie, theks i veçantë do t’u vihet këtyre kritereve:

Kriteret për propozim dhe zgjedhje të Rektorit të Universitetit të Tetovës vlejnë si për kandidatët që janë nga radhët e të punësuarve, ashtu edhe për kandidatët që nuk janë nga radhët e të punësuarve në Universitet.

Kryerja e detyrës Rektor është e papajtueshme me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër shtetëror ose funksioni tjetër në parti politike.

Exit mobile version