Site icon PORTALB

Erdogan ngushëllon armenët

Rexhep Tajip Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ofroi ngushëllimet e tij për popullin armenë, duke shprehur keqardhje për të vrarët gjatë Luftës së Parë Botërore. Beteja mes komuniteteve turke dhe atyre armene gjatë rënies së Perandorisë Osmane kishte shkaktuar vdekjen e mijëra personave.

Në një deklaratë të lëshuar në prag të përvjetorit të 99 të këtij konflikti, Erdogan i përshkroi ngjarjet e vitit 1915 si “çnjerëzore”. Kështu, Erdogan u bë lideri i parë turk që dënon vrasjen e armenëve.

Deklarata e Erdoganit – e lëshuar në nëntë gjuhë të ndryshme duke përfshirë atë armene – përsëriti thirrjet e mëparshme për dialog mes dy vendeve, si dhe ngritjen e një komisioni historik për të hetuar ngjarjet që rrethojnë vrasjet.

“Shpresojmë dhe dëshirojmë që armenët që humbën jetën e tyre në shekullin XX të gjejnë paqe, dhe ne përcjellim ngushëllimet tona për nipërit e mbesat e tyre, ” tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë ai tha se ngjarjet e vitit 1915 nuk duhet të përdoren për të krijuar mosmarrëveshje politike, dhe se ngjarjet duhet të analizohen nga perspektiva e drejtësisë.

” Përjetimi i ngjarjeve të cilat kishin pasoja çnjerëzore – siç janë zhvendosja, duhet të krijoj një lidhje mes turqve dhe armenëve, dhe të ketë fillimisht dhembshuri dhe humanitet ndaj njëri tjetrit, ” tha ai.

“Duke përdorur ngjarjet e vitit 1915 si një arsyetim për armiqësi kundër Turqisë dhe duke e kthyer këtë çështje në një çështje të konfliktit politik është e papranueshme, ” shtoi Erdogan.

Erdogan shprehu keqardhje rreth tragjedive të përjetuara nga të gjithë popujt në Perandorinë Osmane në atë kohë – duke përfshirë turqit, kurdët , armenët dhe arabët – dhe tha se armenët kanë të drejta për të rrëfyer këto ngjarje në dritën e vërtetë.

Turqia pranon se shumë armenë vdiqën në përleshje, por mohon se 1.5 milion janë vrarë dhe se kjo përbën një akt të gjenocidit – fjalë e përdorur nga shumë historianë perëndimorë.

Dhjetorin e kaluar, Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu bëri vizitën e parë në Armeni në gati pesë vjet, duke ngritur mundësinë e një ringjallje në përpjekjet për paqe në mes të rivalëve historik. / Mesazhi

Exit mobile version