Site icon PORTALB

Zeqiri: Ahmeti na provokon me letra

Zeqiri: Ahmeti na provokon me letra

Zeqiri: Ahmeti na provokon me letra

Sekretari i përgjithshëm i RDK-së, Izet Zeqiri sot ka denoncuar përmes në reagimi se në adresën e tij ka pranuar letrën e dërguar nga BDI, ku kërkohet votimi i kësaj partie, një letër që e kanë pranuar shumë qytetarë shqiptarë në vend.
 
Zeqiri përmes reagimit të tij ka theksuar se kjo letër dërguar në adresë të tij me emër e mbiemër është një provokim dhe ofendim.

“Kjo që po bën BDI është një tragjedi politike dhe kërcënim i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Akti që BDI u drejtohet me letër me shkrim dhe me mesazh të shkruar qytetarëve në adresa dhe me të dhëna personale për të votuar këtë parti paraqet presion të drejtë për drejtë dhe kërcënim ndaj votuesve. Ky është një keqpërdorim i komunikimit me shkrim dhe letër dhe venë në pikëpyetje procesin e lirshëm zgjedhorë. Kjo mënyrë e komunikimit me qytetarët është presion ndaj individëve dhe familjeve dhe është paralajmërues për pasojat që mundë të pasojnë. Ky komunikim e bënë individin që të mendojë për mesazhin, ta lexojë disa herë atë dhe, ndoshta, të gjejë njerëz të tjerë që ta rishikojnë mesazhin para se të transmetohet duke menduar për pasojat nëse do të vepronte ndryshe në votime”, theksoi Izet Zeqiri.

Exit mobile version