Site icon PORTALB

“Qyteti” i nëndheshëm nazist (FOTO)

Një set i pabesueshëm fotosh sjellin pamje nga një “qytet” i ndërtuar nën Hagë, ku qëndronin mbi 3300 ushtarë nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Top Channel, njofton Portalb.mk.

Ndërtesa e nëndheshme u ndërtua më 1942 pranë një fshati peshkatarësh të quajtur Scheveningen ku afro 135 mijë banorë u detyruan të braktisin shtëpitë, pasi nazistët e deklaruan atë një zonë të limituar.

Bunkeri, i cili u ndërtua nga holandezët nën diktatin e nazistëve gjermanë, përfshinte tunele, zona të banueshme, bodrume, madje edhe sauna.

Exit mobile version