Site icon PORTALB

Pendarovski takohet me Hashim Thaçin

Pendarovski takohet me Hashim Thaçin

Pendarovski takohet me Hashim Thaçin

Kandiati për president të Maqedonisë nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë është takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Pendarovski të mërkurën ka qëndruar në Prishtinë ku me ftesë të Universitetit “AAB” ka mbajtur ligjëratë para studentëve në temën “Politika e jashtme e Maqedonisë dhe marrëdhëniet me vendet fqinje”, ndërsa më pas është takuar edhe me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, ka njoftuar LSDM. Pas ligjëratës Pendarovski është përgjigjur edhe në pyetjet e studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë. Sipas LSDM-së, në takimin me kryeministrin kosovar Thaçi është biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për çështje me interes të rajonit. 

Nuk është hera e parë që Pendarovski është në Prishtinë. Ai ka qenë edhe para 10 viteve për të mbajtur leksione nëuniversitetin publik.

Stevo Pendarovski është i pari që i drejtohet në shqip elektoratit shqiptar.

Exit mobile version