Liderja e Frontit ekstrem djathtist nacional Marin Le Pen, e cila i humbi zgjedhjet presidenciale nga rivali Emanuel Makron, mbrëmë e kumtoi kandidaturën e vet për zgjedhjet në qershor.
“Nuk mund të paramendoj të mos jem në krye të ushtarëve të mi në një betejë, që e konsideroj si kryesore”, theksoi Le Pen.
Ajo theksoi se do të jetë kandidat për deputet nga rajoni zgjedhor i qytetit Enen-Bomon në Francën veriore, ku menaxhon partia e saj.
Marin Le Pen theksoi se planifikon që përmes zgjedhjeve parlamentare në Francë ta bëjë Frontin nacional forcë kryesore politike opozitare në vend.