Bashkësia e Sllatinës së Tearcës, përgënjeshtron BDI-në

Bashkësia vendore e fshatit Sllatinë reagon ashpër ndaj autoriteteve komunale të Tearcës dhe veçanërisht kandidatit për deputet të BDI-së në zonën numër 6 Musadik Rustemi i cili gjatë promovimit para banorëve të Komunës së Tearcës ka përvetësuar tashmë të gjitha projektet e realizuara dhe të përfunduara në fshatin Sllatinë me kontributin e banorëve të këtij fshati.

Sipas bashkësisë vendore roli i deputetit nuk është të premtojë dhe përvetësojë projekte në nivel lokal që janë diametralisht të kundërta me premtimet në nivel qendror dhe sidomos kur ato projekte tanimë janë të përfunduara dhe mbajnë vulën e kontributit të qytetarëve të Sllatinës.

Komuna në anën tjetër nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për asnjë ndihmë të çfarëdo lloji qoftë deri tani.

Kandidati për deputet ka premtuar para banorëve që tashmë kanë vulën e Bashkësisë Lokale dhe njëjtë janë realizuar me vetë kontribut.

Ne si bashkësi vendore nuk do të lejojmë që individë të tillë në kohë fushate të cilët për hirë të interesit të votës, u bëjnë mashtrime qytetarëve dhe keqpërdorin aktivitetin e tyre financiar, fizik etj.

“Sa për informacion në momentin kur këto projekte të realizuara nuk kanë gjetur as mbështetjen më të vogël nga Komuna e Tearcës kur ato realizohen me vetëkontributin e banorëve, në mënyrë institucionale komunës i është kërkuar 8 ton naftë për pastrimin e rrugëve të fushës, propozim vendim i përfshirë edhe në programin e vitit 2014 në nivel Komunal. Ligjërisht, kryetari i komunës është dashur të përgjigjet brenda 15 ditëve, gjë të cilën ai nuk e ka bërë dhe nuk ka dhënë në të njejtën kohë asnjë përgjigje deri sot”, thuhet në reagimin e bashkësisë vendore.

Bashkësia vendore përgënjeshtron të gjitha këto premtime me qëllime politike në vrullin e zgjedhjeve parlamentare nga individë dhe institucione që e kanë anashkaluar me vite Sllatinën në të gjitha nivelet përfshirë problemet me ujin e pijshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button