Site icon PORTALB

Një djalë njëzetë vjeçar ka ndërruar jetë pas goditjes nga energjia elektrike në Tetovë

MPB

MPB

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë dje ka ndërruar jetë pas goditjes nga energjia elektrike në lagjen e Tetovës Drenovec, kumtoi policia.

Në orën 20:55 dje përmes telefonit në SPB Tetovë nga mjeku i Qendrës mjekësore – Tetovë është paraqitur se në një shtëpi në lagjen Drenovec-Tetovë, personi L,A. (20) nga Republika e Shqipërisë, ka ndërruar jetë pas goditjes nga energjia elektrike derisa ishte në banjë.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë bërë Prokuroria Publike dhe ekipet policore të SPB Tetovë.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i të ndjerit është dhënë në autopsi.

Exit mobile version