Site icon PORTALB

PPD: Ivanov vazhdon t’i turpërojë qytetarët e Maqedonisë!

PPD

PPD

“Me rastin e deklaratës së Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov në lidhje me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë Kristine Althauzer, vlerësojmë se është obligim i të gjithë faktorëve politik në Maqedoni të deklarojnë qëndrimet e tyre”, thonë nga PPD.

PPD vlerëson se deklarata e presidentit Ivanov ku ai thotë  “Althauzer shërbehet me lajme të rejshme dhe kështu i vë në lajthitje autoritetet në Berlin, është deklaratë me të cilën presidenti vazhdon t’i turpërojë qytetarët e Maqedonisë dhe vazhdon të jetë i hipnotizuar nga propaganda antieuropiane e partisë të cilës i shërben”.

“PPD përkundrazi shpreh bindjen se Republika Federale e Gjermanisë ka qenë, është dhe do të jetë një ndër më meritorët për ruajtjen dhe avansimin e demokracisë në vend. Në vazhdën e angazhimit të tyre si shtet, për mbarëvajtjen e proceseve në Maqedoni, ne vlerësojmë se ekselenca e saj zonja Althauzer,me angazhimin dhe veprimin e saj ka qenë shembull që duhet të shërbejë edhe në të ardhmen”, thonë nga PPD.

Exit mobile version